Arrestimi i Haradinajt, protesta
paqësore në Francë

Arrestimi i Haradinajt, protesta<br />paqësore në Francë
Një protestë u mbajt sot në Colmar të Francës për të shprehur pakënaqësinë për arrestimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u ndalua me kërkesë të Serbisë dhe po mbahet në paraburgim derisa Beogradi të cojë kërkesën për ekstradim.  

Të mbledhur para gjykatës ku u mor vendimi për Haradinajn, shqiptarët mbanin në duar flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe pankarta ku shkruhej "Haradinaj është Kosovë" dhe "Kriminelët ndodhen në Serbi".

Protesta është organizuar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Francë. Organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Francë, Zvicër, Gjermani dhe vende te tjera të Evropës. Qëllimi i protestës është kërkesa për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, dhe hedhjen poshtë të të gjitha fletë-arresteve që datojnë nga regjimi i Millosheviqit.

Një ditë më parë edhe qytetarët e Kosovës mbajtën një protestë paqësore për të shprehur indinjatën për arrestimin e kreu të AAK.

Ndërkohë seanca e jashtëzakonshme e cila ishte parashikuar të mbahej për ditën e sotme në qendër të së cilës ishte arrestimi i Ramush Haradinajt është shtyrë për ditën e martë.

Vendimi i mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e drejtuar nga Xhavit Haliti. Shkak për këtë janë bërë pushimet e disa deputetëve të cilët e kishin të pamundur të ktheheshin në Kuvend sot.
 

[gallery]20452[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/e.mShqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm