KOSOVË- Pas deklaratës së fortë ku shkruante se "Albin Kurti duhet të lëshojë Kosovën ose mund të vritet", Policia e Kosovës lajmëron se anëtari i Nismës, Haxhi Hoti është arrestuar. “Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoftoi Policia e Kosovës.
Megjithatë, ndonëse vetë VV ka bërë denoncim, kreu i kësaj force politike Albin Kurti ka reaguar duke thënë se Hoti duhet të lirohet dhe të kalojë festat në shtëpi. " Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t'i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij", shkruan Kurti.

Postimi i Albin Kurtit
Ditën e djeshme, Hoti shkruante: John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet"...megjithatë ky status është fshirë më pas nga Hoti dhe nuk gjendet në më profilin e tij në rrjetet socialie. Pasi e ka fshirë, Hoti bëri një ndjesë publike.
Postimi i dytë i Haxhi Hotit
B.K./Shqiptarja.comKomente


Bravo Albin qe e fal Haxhi Hotin ,pergjigje me e mire per deklaraten e rande qe beri ai per ju, nuk ka.
Përgjigju