'Kurti të lërë Kosovën ose mund të vritet'/Vetëvendosje kallëzon penalisht anëtarin e Nismës: Gjuha e krimit s' ka vend në politikë

'Kurti të lërë Kosovën ose mund të vritet'/Vetëvendosje kallëzon penalisht anëtarin e Nismës: Gjuha e krimit s' ka vend në politikë

Kreu i VV-së, Albin Kurti

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka paditur anëtarin e Nismës, Haxhi Hoti pas deklaratës së tij të fortë ku tha se Albin Kurti kishte dy rrugë, "të lëshonte Kosovës; ose mund të vritej".

Me anë të një reagimi zyrtar, VV shkruan se gjuha e urrejtjes nuk ka vend në politik, teksa sqaron se ai kërcënrim ka rretha rënduese për vëtë faktin që Hoti  është pjesë e pjesë e listës së kandidatëve në parlamet nga koalicioni PAN, që për partinë e Kurtit, ai është karakterizuar keqqeverisje e kapje të shtetit. Ndonëse Hoti, kërkoi falje me një postim të dytë, duke equajtur një gabim teknik dhe distancuar partinë e tij nga ky qëndrim, kjo "pendesë" nuk është marrë parasysh nga VV të cilët i janë drejtuat policisë për të bërë kallëzim.

"Gjuha e krimit nuk ka vend në politikë. Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë.

Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë policia e prokuroria. Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kërcënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës.

Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhunshme e kriminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja VETËVENDOSJE! Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti. I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit. Kosova e ka vetëm një rrugë përpara, atë të ligjit e të zhvillimit, në luftë pa kompromis kundër krimit, pabarazisë dhe injorancës", njofton VV.

Ditën e djeshme, Hoti shkruante: John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet"...megjithatë ky status është fshirë më pas nga Hoti dhe nuk gjendet në më profilin e tij në rrjetet socialie. Pasi e ka fshirë, Hoti bëri një ndjesë publike.

Postimi i dytë i Haxhi Hotit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus