Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Balliu: Rama njësoj si Deripaska! Dënojmë këto akte tradhtie të kryeministrit ndaj Shqipërisë dhe SHBA

Opozita ka përgatitur një video me fragmente nga mënyra se si u transmetua në mediat ndërkombëtare arrestimi i ish zyrtarit të FBI Charles McGonagil dhe akuzat që rëndojnë me të. Mes tyre përfshihet edhe fshehja e 225 mijë dollarëve që mori nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.

Klevis Balliu thotë se mbarë bota diskuton për skandal ku përfshijen fijet e KGB agjentë të dyfishtë dhe sipas tij Edi Rama kishte rol themelor. Në daljen për mediat, Balliu krahasoi Ramën me Oleg Deripaskën, oligarkun rus i cili dyshohet se paguante agjentin e FBI-së për t’i hequr sanksionet.

Balliu thotë se PD dënon aktet e tradhëtisë që pretendon se ka kryer Rama ndaj Shqipërisë dhe SHBA.

“Sot në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama.  Ndryshe nga bota, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi, kërkohet heshtja dhe jo diskutimi, kërkohet dezinformimi dhe jo informimi. Në këtë video ju tregojmë vetëm disa nga qindra kronikat që po transmetohen sot në mediat globale.

Siç e shikoni nuk është Opozita që akuzon Edi Ramën për përfshirjen në një aferë agjenturore por dosja hetimore e SHBA.  Në bazë të kësaj dosje Edi Rama ka paguar një agjent të dyfishtë për të ekzekutuar opozitarizmin dhe bashkë me të dhe demokracinë në Shqipëri.  

Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames. Rama dhe Oleg  Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundërshtarit. Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme.

Partia Demokratike dënon këto akte tradhëtie të Ramës ndaj Shqipërisë, pluralizmit por dhe aleatëve të përhershëm të Shqipërisë, SHBA, të cilat Edi Rama nuk i informoi për kërkesat e agjentit rusofil për oligarkun e Putinit të sanksionuar për krime  nga pastrimi i parave deri tek vrasja e një biznesmeni. 

Partia Demokratike siguron aleatët që vendi ynë dhe populli jonë mbeten të palëkundur në çuarjen para të axhendës euroatlantike, e cila çliron botën nga diktatura dhe fijet agjenturore të KGB. Sot të gjithë duhet të bashkohemi për të rrëzuar Edin e Putinit, i cili kërkon asgjësimin e pluralizmit për të rikthyer regjimin sovjetik të Enver Hoxhës”, tha Balliu.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 29/01/2023 21:12

    Doli ky suma tani!!ka goj ky injorant te flas!!je kokrra e debilit prandaj nuk bejme perpjet ne!!!

    Përgjigju
  • O tej: 28/01/2023 19:12

    O krric o pjelle e keqe e spiun Fariut keni te lyer duart me gjak vrate 26 vete e plagoset 400 ne biznesin e mottes tende badhke me peshkaqen e Berishes, keni keto dokra nuk mbuloni dot mutin me shurre o qifte zoti faren.

    Përgjigju
  • LORA: 28/01/2023 18:17

    Eshte fatkeqsi e madhe qe vendi yne nuk ka opozite;ajo qe i thote vetes opozite konsumon cdo dite "politike", qe mund te pertypet vetem nga antikapatet.

    Përgjigju
  • Ledi: 28/01/2023 17:09

    Ky nuk mban pergjegjesi per ato qe flet se eshte i lindur i mete.Krahason Ramen ne oligarkun rus.O koke krrici, nese Rama do kishte faj drejtesia amerikane do ta hetonte dhe do ta denonte,por ti akoma ben roje tek astuiricse kuhton qe protests vazhon akoma ,o budalla

    Përgjigju
  • Kase.i Taveni: 28/01/2023 16:59

    O kriçi fari pallës a di ti Anglisht ? Po ça lidhje ka Rama me ktē Amerikanin pse Rama është përgjegjës se ça bēn Mc. Konigal ? Rama as i ka dhën lek e as ka bër ndonjë kontrat me shkrim me të. Po motrën tēnde që vrau 26 vet në Gërdec ku e fut ti mor klyshi fari üallës. Apo motra jote squhet.

    Përgjigju
  • Notknow: 28/01/2023 16:56

    Ngelet vetem duke e zgjat ceshtjen kot,beni punen tuaj lerini Ramen e qet me punt e veta se boll durim ka ber me kte tem

    Përgjigju
  • Biu: 28/01/2023 16:54

    URRA AMERIKA NUK I DEL ZOT VETVETES,,,,,, I DALIM ZOT NE (BALLIU I SALES),,,, TE NDESHKOHET KORRUPTUESI I AMERIKES...

    Përgjigju
  • Klea: 28/01/2023 16:37

    Rama ska lidhje fare me ngjarjen,po partia demokratike perfiton nga rasti per te bere zhurme.

    Përgjigju
  • Juli: 28/01/2023 16:34

    Po beni akuza te pabaza,po e zmadhoni ngjarjen kot.Ai ska lidhjen fare me Ramen.

    Përgjigju
  • Dorian: 28/01/2023 16:34

    Juve meruni njeher me kryetarin tuaj pastaj meruni me Ramen.Secili te mbaje pergjegjsi per veprimet e veta

    Përgjigju
    • tani: 30/01/2023 11:37

      pse nuk u shtua

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet