Partia Demokratike kërkon transparencë për kontratat, fondet dhe garancitë shtetërore që lidhen me kompaninë KAYO.

Deputeti demokrat Klevis Balliu thotë se me bekimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut kjo kompani ka krijuar partneritete me kompani ndërkombëtare të dyshimta, çka sipas tij cenon besimin e aleatëve.

“Afera e KAYO nuk është çështje e Ministrisë se Mbrojtjes. Është një aferë që prek sigurinë kombëtare, fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe besueshmërinë e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s. Kjo aferë mban përgjegjësinë e Ramës dhe Ballukut, marrëveshje të errëta si KAYO dhe partneritete te diskutueshme si ajo me elbit sistem tregojnë se korrupsioni po dëmton aftësinë mbrojtëse të vendit dhe po cenon besimin e aleatëve tanë. Në buxhetin e shtetit nuk ekziston një linjë e dedikuar për KAYO, nuk ka auditim, nuk ka transparencë mbi kontratat, fondet dhe garancitë sovrane që mund të rëndojnë për qytetarët shqiptarë. Më shqetësues është fakti se kuadri ligjor u ndryshua pikërisht në momentin ku rishte i nevojshëm, për ti hapur rrugë ministrisë së mbrojtjes të kontraktonte me kompani ku shteti shqiptar nuk ushtron kontrollin real. Pse u lejua që shteti shqiptar të mbetet pakicë në një kompani strategjike të mbrojtjes. Kush e verifikoi Ron Yeffet dhe lidhjet e tij. Pse mungon transparenca për fondet, kontratat dhe garancitë shtetërore. Pse balluku vazhdon të takohet me Ron Yeffet edhe pas këtyre fakteve që janë bërë publike”, tha Balliu.