Menjëherë pas bërjes publike të arrestimit të kryetarit të bashkisë Pustec, mediat në Maqedoni kanë nxjerrë në dritë fakte të gjërave që kryebashkiaku Edmond Temelko ka bërë, gjithnjë duke u bazuar në atë çfarë thonë banorët e zonës.

Sipas Alsat M, banorët e Pustecit kanë treguar kur dhe si kanë votuar dhe kush i ka udhëzuar për këtë. Ai shton se,  banorët kanë treguar për mashtrimet zgjedhore, për letërnjoftimet e paligjshme dhe rolin kryesor në këtë krim të Kryetarit të komunës Edmond Temelko.

Ata treguan se si u janë dhënë letërnjoftime në Maqedoni dhe direktivat për kë të votojnë ua ka dhënë personalisht kryetari Temelko.
 
Nga viti 2013 numri i banorëve të Pustecit që u përfshinë në zgjedhje në Maqedoni ëhstë rritur, ndërkohë që Temelko e kishte kthyer komunën në pashallëk të tij, ku fjala e tij atje ishte e pakthyeshme.
 
Themelko është vënë në pranga sot në qytetin e Manastirit nën akuzën për manipulim zgjedhjesh me vendim të Prokurorisë Speciale Publike.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)