Argen Hoxha 35-vjeç ishte gati të linte Shqipërinë. Ndoshta kishte marrë informacione se autoritetet i ishin vënë nga pas, derisa policia kufitare e ndaloi në Rinas, pak para se të nisej me avion. I riu nga Tirana dyshohet të jetë i përfshirë në zhvatjen e biznesmenit Flamur Rrushi, të cilit, përmes mashtrimit arritën t’i marrin 100 mijë euro.
Dirigjent i skemës që ka prekur disa biznesmenë në vend, është super-mashtruesi në kërkim Florian Gjergji.
Më 1 maj të këtij viti, biznesmenit Flamur Rrushi i mbërriti një mesazh në celular me kërkesën për t’i dhënë 100 mijë euro duke iu prezantuar si ministri i Brendshëm , Taulant Balla.
Pas disa bisedave, biznesmeni i kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave, sipas udhëzimeve nga personi që mendonte se ishte ministri Balla, i dorëzoi paratë tek një taksist në Tiranë. Ky është ndër rastet e paktë që me skemën klasike të zhvatjes së parave duke folur në emër të zyrtarëve të rëndësishëm, 39-vjeçari shkodran të arrinte t’i merrte në dorë paratë.
Kur kuptoi se numri me të cilin kishte biseduar nuk ishte i ministrit, biznesmeni denoncoi në polici. Edhe taksisti të cilin super mashtruesi kishte dërguar për të marrë paratë, rezultoi të ishte pre e skemës, pasi nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë. Hetuesit thonë se po punojnë të zbulojnë rolin konkret të personit të kapur në Rinas dhe të anëtarëve të tjerë që veprojnë nën urdhrat e mashtruesit në kërkim.
Florian Gjergji i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet që skemën dhe njerëzit t’i drejtojë nga Gjermania, ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para na biznesmenë të ndryshëm, por në pjesën më të madhe skema e tij është nuhatur dhe policia ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave.
G.M./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10