Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale

Përgjegjësi personale e ka quajtur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë.

"E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

“Në gjykimin tim më mirë të më thonin 'hap krahun', se sa të bëhen këto gjyqe politike”. Kështu u shpreh në dëshminë e tij në seancën e konfirmimit të masës së sigurisë kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla pas akuzave për abuzimin me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Ndaj Allës dhe 6 zyrtarëve të të tjerë u vendos masa e sigurisë "arrest me burg" nën akuzën se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Në burg janë lënë edhe 3 përfaqësues të firmave ndërsa 2 të tjerë u lanë në "arrest shtëpie".

Balla mori shembull vendin fqinj Italinë, kur tha se atje thuajse çdo muaj arrestohet njw kryebashkiak.

“Nëse do hidhni një sy drejt vendit fqinj, Italisë, mund të shihni se çdo muaj ke një kryetar bashkie që ke raste të tilla. Qoftë ai i kryetari i bashkisë së Bulqizës tani dhe ai i 2 viteve më parë, janë arrestuar nga SPAK. Në SHBA FBI shkon në shtëpinë e presidentit Biden. Në politikë përgjegjësitë janë personale”.

Qerim Ismailaj dhe Armando Subashi do të jenë kandidatë të mazhorancës për 14 Majin, respektivisht për bashkitë Mallakstër dhe Fier. Balla tha se Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë.

“Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më”

Balla iu shmang pyetjes për Arben Ahmetajn, lidhur me kontrollet e BKH-së në banesën e ish-bashkëshortes dhe vilën e partneres aktuale.

“Unë i mbarova përgjigjet për sot, flasim javën tjetër”, tha ai. 

Ditën e shtunë PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Kandidatët për kryebashkiakë, Balla: Qerim Ismailaj konfirmohet në Mallakatër! Subashi i Fierit, një prej më të mirëve në vend

 

Qerim Ismailaj për Mallakastrën dhe Armando Subashi për Fierin janë konfirmuar si kandidatë të Partisë Socialiste për 14 majin. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër pasi sipas tij nuk ka asnjë vendim gjykate që e ndalon këtë.

“Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi për një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur. Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më ? Unë e përshëndes punën e zotit Dumani. Por fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton artë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrje ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë”, tha Balla.  

Ora 11:10
‘Vendoret’, Balla: PS ka punë shumë të madhe se nxjerr kryebashkiak jo thjesht kandidat! Ja kur do i ketë selia rozë gati garuesit për zgjedhje

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se ditën e shtunë PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023.

‘Sipas asaj traditës së rregullt të PS, ne do të kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë ku do të kemi një diskutim për secilën kandidaturë. Kemi bërë proces shumë të gjatë, sepse ne kemi shumë punë, ne nxjerrim kryebashkaik nuk nxjerrim thjesht kandidat.

Deri të shtunën do i kemi të gjithë gati.’- tha Balla.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 20/03/2023 15:25

    Henkeshin kokat

    Përgjigju
  • Arben: 20/03/2023 12:37

    Populli do ta perjetoje Lefter Allen sikur te ishte i opozites dhe kandidati i PS per Bulqizen ne zgjedhjet e 14 majit do marre me shume vota se Lefter Alla ne 2019. Sa here qe nje funksionar i PS del me probleme me ligjin, urrejtja e popullit ndaj opozites rritet dhe PS rrit mbeshtetjen ne popull.

    Përgjigju
    • ???: 20/03/2023 16:24

      Hajde logjike hajde.

  • Vendori: 20/03/2023 12:08

    Sigurisht qe pergjegjesia eshte personale, puna eshte qe po behen ca si shume...

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/03/2023 11:13

    Kujdes kur flet Taulant Daçiçi shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

ESPN: Përkundrejt çdo parashikimi, Shqipëria mund të kalojë në fazën e knock-out të Euro 2024

ESPN: Përkundrejt çdo parashikimi, Shqipëria mund të kalojë në fazën e knock-out të Euro 2024