Policia zbulon autorin e një tritol vënieje të ndodhur 6 vite më parë në Bulqizë. Në kërkim është shpallur 46 vjeçari Robert Isaku banues në Fushë Krujë. Ngjarja ndodhi më 29 qershor 2018 në lagjen Minatori.
Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 29 qershor të vitit 2018 , në lagjen “Minatori”, ku një shtetas i paidentifikuar i vendosi lëndë eksplozive automjetit të një shtetasi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar ndaj Robert Isakut masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", informoi sot policia.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.