Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, gazetari Rusta: Në bankë ka më shumë para se sa 380 mijë eurot që iu sekuestruan nga SPAK

Detaje të reja dalin në dritë nga rasti i mjekut të arrestuar Edvin Prifti të cilët iu gjetën 380 mijë euro në zyrë dhe në shtëpinë e tij. Gazetari Arsen Rusta, i ftuar në emisionin Repolitix thotë se nga hetimet e SPAK, mjeku Prifti rezulton të ketë më shumë para në bankë, sesa vetë shuma e sekuestruara deri më tani nga prokuroria e posaçme.

Ai thotë se mjeku është kapur me çantën e shpinës ku iu gjetën 50 mijë euro, të cilat sipas tij do i dërgonte në bankë pasi i kishte fituar nga një kontratë shit-blerje. Pjesa tjetër e shumës iu gjet nga kontrolli në banesën e tij. Ndërkohë, gazetari i Report Tv, thotë gjithashtu se në bllokun e shënimeve të mjekut, janë shkruar emrat e pacientëve dhe disa shifra që variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë. Por nuk dihet ende nëse këto shifra u referohen parave, qoftë në lekë apo edhe në euro.

"Blloku u gjet në sendet personale të doktorit. Është një bllok shënimesh ku kishte emra pacientësh dhe anash ka shifra, 1000, 2000, 10.000, nuk janë të shënuara nëse janë lek apo euro. Janë shifra në vlerë, se janë lekë, veprime mjekësore apo ilaçe nuk mund ta themi. Janë kontaktuar disa prej emrave dhe kanë pranuar që janë pacient tek ky mjek. Kemi dy denoncime, një kundër denoncim dhe një audiopërgjim ku pas publikimit në rrjeteve sociale është marrë nga SPAK. Të gjithë mund të thonë se mjeku ishte i pasur dhe çfarë problemi ka. Ka qenë një përgjim rastësor, askush nuk e kishte me mjekun. Në këtë 1 vit e pak nuk ka menduar të shkojë tek mjekët. Shkoi tek doktori për 2 mijë euro që rezulton se ja kërkoi Manuela Mallkuçi për t'i operuar nënën. Shkohet merret kartela në datë 1 shkurt dhe rezulton që mamanë e saj e ka operuar doktori.

Doktorit iu gjetën 50 mijë eurot në çantën e shpinës i cili tha se po i çonte në bankë për një kontratë shtiblerje. Me një kontratë shit-blerje, ligjërisht duhet të kalonin në bankë përpara se të ishin në çantën e doktorit. SPAK i ka sekuestruar pasi nuk ka asnjë faturë që janë nga banka. Në bankë doktori ka të tjera para që në realitet tregon se është më i pasur se ato që i janë sekuestruar. Shifrat e bankës tregojnë më shumë se sa i janë sekuestruar. Të paktën që janë bankë, për SPAK janë më shumë.  Ato nuk mund t'i sekuestrohen pasi mesa janë në bankë, ato konsiderohen të justifikuara. Është një situatë e cila vetë SPAK nuk e ka të lehtë këtë dosje pasi rezulton që është hera e parë e një bluze të bardhë me kaq para. Mbrojtja thotë se paratë janë gjysma e bashkëshortes, pra 50 me 50" - tha gazetari Arsen Rusta.

Gjithashtu, Report Tv raporton se në SPAK kanë mbërritur denoncime të tjera në drejtim të Priftit nga të afërm të pacientëve se u ka kërkuar para në këmbim të kryerjes së operacioneve. Mirëpo, një detaj i ri që del, është se Prifti ka denoncuar më herët një qytetar nga Lushnja me pretendimin se e shantazhonte. Ky i fundit, sipas informacioneve, i kërkonte mbrapsht paratë, pasi operacioni që kishte kryer Prifti nuk kishte dalë me sukses. Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

Mjeku Edvin Prifti

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 18/02/2021 05:23

    ku eshte ai murrizi i Lushnjes qe na thoshte pake ka ,yyy llumi i shoqerise bravo Spake arrestoheni te gjithe ka shume mose u lodhni

    Përgjigju
  • Rusta: 17/02/2021 23:53

    Po pse mor qen bir qeni , doktori duhet te jete i varfer sipas teje? Mentalitet shkerdhate komunisti sovjetik! Ste vjen turp me keto deklarata. Ishalla ste vjen Se shpejti radha per ndonje nderhyrje kardiake. Keq puna pastaj.

    Përgjigju
    • Taulant: 18/02/2021 08:14

      Doktori mbase meriton te kete edhe dhjete fishin e asaj qe i jane gjetur per punen qe ka bere ne shpetimin e jeteve te njerezve, por ne menyre te ligjshme me fature dhe jo te perdori spitalin publik si privat. Nese t'i japin me deshire t'i kesh hallall, por mos e vendos ti cmimin sa do, se per shumekend 2,000 Euro jane pasuria e nje jete te tere. Aq kushton nje shtepi ne fshatrat e thella te Shqiperise.

    • Gim: 18/02/2021 08:12

      E keni bere kte fjalen komunist moooo qepo e thate sju kundershton dot. Jo mor kopil jo, ato leket qe merr ai maskara e bejne qe te ofroje sherbime te ndryshme. Cmimin e sherbimit nuk e vendos ky plera. Te ishte burre te jepte doreheqjen e te punonte ne spital privat, te merrte % nga fatura dhe ja ku u sqarua situata. Po ky eshte doktorr plere, sepse do edhe pushtetin qe i jep spitali shteteror do edhe parate. Edhe akullore edhe cokollate. Dhe ti je njesoj plere si ky, popull hajdut parazit dhe dembel

    • Xxx: 18/02/2021 08:11

      E vërtetë, mjeku duhet të jetë i pasur. E gjithë çështja është se paratë duhet të jenë të pastra. Dhe gjyqtarët duhet të jenë (dhe janë) të pasur (në vendet perëndimore), por paratë gjithmonë duhet të jenë të pastra. Ja po të flas për veten time, jam mjek (kirurg) dhe fitoj rreth 8 mijë euro në muaj (gjermani nëse ka kuriozitet), por nuk më janë bërë bashkë noiherë më shumë se 50 mijë euro.

  • populli: 17/02/2021 23:17

    Ka mjeke qe jane po aq te korruptuar sa gjykatesit.. hajd se dhe pak nuk do mbesi njeri ne kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man shoë'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man shoë'