TIRANE- Ministria e Shëndetësisë përshëndet aksionin e policisë për arrestimin e mjekut Ilir Broqaj dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për çdo nismë dhe hap të ndërmarrë për shërimin e sistemit të kujdesit shëndetësor nga plaga e vjetër e korrupsionit.
“Arrestimi në flagrancë mëngjesin e sotshëm (6/12/2013) i mjekut Ilir Broqaj, 41 vjeç, pas një hetimi një mujor në kuadrin e operacionit policor “Skaner 2013” në ambjentet e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, është, edhe një herë, shembull i qartë i vullnetit të palëkundur politik të qeverisë së re për të luftuar vendosmërisht korrupsionin.”- thuhet në njoftimin për shyp të ministrisë së Brendshme.
Ministria e Shëndetësisë thotë se është e vendosur për të ndërmarrë hapa konkrete dhe të prekshëm, dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë rasteve të tilla ku mjekë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor përfitojnë financiarisht në mënyrë të pamerituar për shkak të profesionit nga qytetarët, të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com