Arrestimi i mjekut te Trauma, Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve: Pamje të tilla s’i kemi parë as kur janë arrestuar kriminelët më të mëdhenj

Arrestimi i mjekut te Trauma, Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve: Pamje të tilla s’i kemi parë as kur janë arrestuar kriminelët më të mëdhenj

Momenti i arrestimit të mjekut, Fitim Marku

TIRANË- Pas arrestimit të mjekut Fitim Marku, Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë bërë një reagim, duke thënë se çdokush që shkel ligjin do duhet të dënohet, por thotë se pamje të atij operacionit nuk kanë qenë aspak të drejta. Në reagimin e tyre, kjo shoqatë thotë se nuk e kemi parë në operacion të tillë as në momentet e kapjes së një krimineli të madh,  për rrjedhojë e konsiderojnë të gabuar, duke theksuar se mjeku do ishte paraqitur vetë me një fletëthirrje në organet kompetentë.

“Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e ndalimit të kolegut tonë anestezist në Spitalin e Traumës, Fitim Marku. Ndërkohë që mbështesim cdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e cdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut. Pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vërtetë përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend. Vlen të kujtojmë se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike, nuk i kemi parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha! Jemi të sigurt që kolegu mjek do të ishte paraqitur pranë organeve përkatëse edhe me një fletëthirrje të thjeshtë. Të mos harrojmë as vijën shumë të hollë që ndan simulimin gjatë hetimit dhe provokimin, gjë që ata që organizojnë operacione të tilla e dinë shumë mirë. Urojmë që kolegu të provojë pastërtinë e figurës së tij, nëpërmjet një procesi të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e tyre.

Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua mbrëmjen e djeshme pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori 20 mijë lekë nga një agjent i infiltruar, duke përfunduar në pranga së bashku me infermieren dhe një mjek tjetër. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 24/09/2022 18:57

    Shoqata e mjekeve eshte e pa ngopur me para nga hallexhijte po re ne dore te ketyre kasapeve mire para qe jep po del me keq se cishe

    Përgjigju
  • Rrapi: 24/09/2022 18:40

    Mirë ju a bëjn do ishte akoma mē mirë tu kishin vu nga dy pale pranga se ashtu e meritoni ju zvarranika grabitqarē po ça te bëjm qe ska drejtesi ne kēte vend dhe gjithe shpresat e sytë i kemi nga zoti ndoshta ju a jep ate qe meritoni

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/09/2022 18:13

    A janè tè korruptuar personeli i spitaleve shqiptare? PO janè, biles deri nè perversitet. A bèn filma policia me arrestime tè tilla "spektakolare"? PO, biles duhet tè jesh gdhè nè tru, tè mos kuptosh se kètu po kèrkohet tu hidhet hi syve qytetarève,,,,shihni kètu, ne po luftojmè korrupsionin. Korrupsioni, èshtè kthyer nè njè gangrenè pèr shoqèrinè shqiptare. Tek i dègjon deklaratat e kètyre "sindikatave", kupton edhe mè mirè se sa thellè ka hyrè e keqja nè sistem. Kèta ankohen pèr metodat e pèrdorura nga policia por as nuk u intereson kriminaliteti ekstrem nè radhèt e tyre. Paguhen me taksat e kètyre qytetarève, por kjo nuk u mjafton,,,duan ti rrjepin edhe mè. Nèse nuk kanè,,,le ti marrin borxh. Kjo èshtè mendèsia e perversitetit korruptiv. Nèse nuk i jep mijra euro apo dollarè, Mentor Petrelat qè krekosen si kaposhè majè plehut, nuk tè shohin as me prapanicè dhe jo mè tè interesohen pèr pacientin. Tè mè ndjeni,,kèta nuk janè mjekè. Janè tutorè dhe matrapazè, ndaj nuk kam asnjè ndjesi negative kur i shoh tè shoqèrohen si kriminelè tè rrezikshèm,,sepse tè tillè janè,,,KEQBÈRÈS ORDINERÈ.

    Përgjigju
  • Toni: 24/09/2022 18:10

    U ngritën menjëherë shoqata që rrjep shqiptarët nëpër spitale,shoqata e hajdutëve me bluza të bardha,kancer ju bëfshin ato lekë që ju merrni hallexhinjeve nëpër spitale o kriminelë,ju jeni me keq se kriminelët nuk keni pikë humanizmi pikë dhembshurie. Ju rrafshin ato sëmundje në familjet dhe të afërmit tuaj

    Përgjigju
  • SHKODER: 24/09/2022 17:51

    MJEKU DHURATA URUCI NEUROLOG SHKODER VAZHDON PUNEN EDHE NDJEKJE PENALE DHE SHEFE SHERBIMI EDHE TEK KEMPI EDHE NE PENSION 4 VJET E SHTYN ! VERIFIKONI CDO FJALE

    Përgjigju
  • nandi: 24/09/2022 17:28

    policia nuk kap kriminelet por zgjedh te beje show me nje punonjes shteteror te keqpaguar.

    Përgjigju
  • Antikorrupsioni: 24/09/2022 16:42

    I frykshëm osht bo ky reagimi ktyne pseudo shoqatave kur i preken interesat ose kur i shtrrëngohet laku. Pse sdolën deri deri kur kishte ene ka me mijëra ankesa e denoncime të qytetarve për korrupsion apo kërkesave për lek nën dorë?? Pse nuk dilnin shoqatat e mjekve të flisnin kur i vdisnin pacientët mas operacioneve,apo kur harronin fashot e pincat mrena njerzve,apo më keq akoma kur popllit i iku fryma tu denoncu korrupsionin e papam në spitale kur fillojn pagesat nga Sanitarja 500 lek e deri te mjeku në qindramijëra lek?? Apo kur hani drru e ju thyjn turinjt dilni në protesta ju për dhun ndaj bluzave të bardha ee. Po kur i merni shpirtin robve pse sdilni me fol?? Po ju doni plumin ballit që nga i pari e te sanitarja. Ilace ju bofshin ato pare ishalla.

    Përgjigju
    • Etjen: 24/09/2022 18:28

      Ka me kriminel se nje doktor qe kerkon ryshfet,per ke qe ska para nuk merr sherbime vdes,epoca kjo quhet vrasje.

    • Lui: 24/09/2022 17:31

      Asnje presje nuk shtoj e nuk i heq shkrimit tend..

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020