Tre deputetë të Parlamentit Europian, Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) i kanë drejtuar pyetje Komisionit Europian mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ata e kanë konsideruar shkelje të lirive arrestimin e protestuesve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar, duke theksuar se liria e shprehjes dhe mendimit është një shtyllë e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Përmes një postimi thuhet se BE ka një politikë fqinjësore të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe mbrojtjen e vlerave që përcaktojnë projektin evropian.
Pyetje për Komisionin Europian:
Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe kërcënimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Lidia Pereira (EPP), Maria da Graça Carvalho (EPP), Claudia Monteiro de Aguiar (EPP) — Eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane.
Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe tek samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë.
Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar.
A mund të përgjigjet Komisioni Europian për:
1 – A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit?
2 – Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?
Shkrimi nga tre deputetët
-
Eurodeputetet ngaterrojne lirine e fjales(qe eshte e drejte kushtetuese)me zaptimin ne dhune te prones publike ,ku shume mire mund te zgjdhnin rrugen ligjore per kerkesat e tyre.Ata nuk jane artist por militant partie qe nuk i perkrah shumica e aktiteve dhe shumica e shqiptareve.Godina e re e teatrit asht kerkese e kohes dhe duhet te realizohet me cdo lusht .Opozita po proteston per cdo veper publike qe ndertihet dhe kjo eshte antiligjore dhe antikombetare
Përgjigju -
Zoterinj europarlamentare, arrestimet ate dite nuk kane ndodhur per te ndaluar fjalen e lire, por perkundrazi, per te ruajtur demokracine e cila eshte e bazuar ne respektimin e ligjit. Dhe kush proteston duke qene agresiv ndaj policise, atehere ketu nuk ka te beje me fjalen e lire. Por gjithesesi ju jeni te partise popullore europiane, dmth simotra e pd ketushme dhe kuptohet arsyeja e kesaj pseudoankese.
Përgjigju








Komente
Komento