Arrestimi i rivalëve të bandës së
Lushnjës, zbardhen detaje të reja

Arrestimi i rivalëve të bandës së<br />Lushnjës, zbardhen detaje të reja
Sasia e 1.5 kilogramëve heroinë që iu gjet dje gjatë arrestimit në Durrës grupit të, Saimir Taullait, rivalit të bandës së Lushnjës, ishte marrë në Kosovë dhe kishte si destinacion tregun vendas.

Ky fakt është pohuar nga vetë të arrestuarit sot gjatë marrjes në pyetje në prokurorinë e Durrësit, përpara se ata të niseshin drejt Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se policia kishte prej kohësh nën mbikqyrje, Sajmir Taullain, Laert Haxhiun, dhe 56 vjecarin Afrim Demiri, teksa këta të tre kanë ndaluar tek këmbët e urës në plepa pasditen e djeshme me mjetin e tyre.

Në këtë moment pranë tyre ka mbërritur 34 vjeçari Sokol Zaimi, i cili dyshohet se është ndërmjetës për shitjen e drogës, ndërsa vetëm brenda pak minutash policia ka nisur aksionin.

Katër personat në fjalë sapo kanë pikasur forcat e policisë të cilët kanë qenë civil dhe ishin drejtuar në mënyrë të organizuar drejt tyre janë larguar më makinë në drejtim të Kavajës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.
 
Ndërkohë gjatë operacionit janë ngritur edhe postblloqe përgjatë rrugës, ndërsa në afërsi të qytetit të Kavajës, Taullai dhe Haxhiu kanë braktisur mjetin dhe tentuar të largohen në këmbe ku kanë ecur rreth 200 metra por kur policia ka qëlluar në ajër ata janë ndaluar.
 
Në këtë moment 23-vjeçari, Laert Haxhiu, ka tentuar të kalojë një mur rreth tre metra për ti ikur policisë por kur ka kaluar në anën tjetër ka thyer këmben dhe është prangosur, ndërsa Taullai u arrestua në vend.
 
Të pyetur në polici ata kanë pohuar se janë larguar nga frika pasi fillimisht dyshuan se kishin të bënin me antarët e bandës së Lushnjës, ndërsa ende nuk kanë dhënë detaje për blerësin e mundshëm të lëndës narkotike.
 
Prokuroria po zbardh tabulatet telefonike për të kuptuar më shumë për bashkëpunëtorët e të arrestuarve.

Sakaq mësohet se, Laert Haxhiu, kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Saimir Taullai është , vëllai i Baki Taullait, i njohur si biznesmen karburantesh i cili u ekzekutua nga banda e Lushnjës në korrik të vitit 2005.

Saimir Taullai ishte dëshmitari kyç në dënimin e anëtarëve të bandës së Aldo Bares.

Ndërsa 23 vjeçari Laert Haxhiu banues në Lushnjë është i dënuar për vrasjen e Gerti Lala i njohur e “Iriqi” pjesëtar i Bandës së Aldo Bares.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari