Gjykata e Shkupit në Maqedoni, ka vendosur ekstradimin në Zvicër të Saimir Taullaut nga Lushnja, i cili rezulton i dënuar me 4 vjet burgim për akuzën e tregtimit të një sasie heroinë.
Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe ekstradimi në burgjet e Zvicrës i Taullaut është miratuar dhe nga organet shtetërore.
Taullau, rezulton se është dënuar në Zvicër në vitin 2013 me 4 vjet burgim për akuzën e tregtimit të një sasie heroine. Mësohet se Taullau është arrestuar gjatë aksionit të policisë Zvicerane dhe më pas gjykata që ka marrë në shqyrtim çështjen e tij, e ka lënë në masën e “arrestit në shtëpi”.
Por Taullau, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës, duke ikur nga banesa ku ishte strehuar dhe ka ardhur në Shqipëri. Në vitin 2013, gjykata Zvicerane e ka dënuar në mungesë me 4 vite burg Taullaun.
Në muajin shtator 2020, Saimir Taullau është arrestuar në Maqedoni për tregtim të lëndëve narkotike.
Ai ka pasur edhe një urdhër ndalimi nga autoritetet zviceriane. Trafikantit nga Lushnja, iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, kërkesë e cila është vlerësuar nga SPAK, duke çuar kërkesën në gjykatë për konfiskimin e disa pasurive.
Familja Taullau në Lushnjë, njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Taullau është një person i dënuar disa herë në Shqipëri dhe që i ka shpëtuar dy sulmeve me armë.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
45.8%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 168
Lajme të tjera
-
Ngërçi me negociatat, analisti Panchev nga Bullgaria: Jemi të zhgënjyer me Maqedoninë e Veriut! Rama po përdor gjuhë jo diplomatike ndaj nesh
23 Qershor, 11:26
-
Mbyllet mes tensionesh samiti Ballkani Perëndimor-BE, Bullgaria nuk heq veton! Rama: Premtime të bukura të pambajtura, por ne s' dorëzohemi bukur
23 Qershor, 07:28
-
Grevë e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, mbi 1.000 punonjës të shtetit kërkojnë rritje pagash
22 Qershor, 14:51
-
A po bie qeveria në Maqedoninë e Veriut? Mijëra njerëz në protestë në Shkup, Mickoski 'përdor' Ramën për të 'nxehur' turmën
19 Qershor, 09:31
-
A do të ndikojë propozimi francez për heqjen e vetos bullgare?
18 Qershor, 09:25
-
Veliaj në 'shtëpinë' e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel
17 Qershor, 19:10
-
Negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për zgjerimin e BE, Varhelyi pesimist: S'ka kornizë negociuese, shpresoj zgjidhje brenda ditësh
17 Qershor, 14:17
-
Kryeministri bullgar dërgon në parlament propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut! Kryetari i KE-së nga Ohri: Së shpejti zhvillime pozitive
16 Qershor, 13:03
-
Punimi i filigranit, dita ditës edhe më tërheqës për banorët e Ohrit
10 Qershor, 10:41
-
Thjeshtohen procedurat, njohja e diplomave për 20 ditë! 'Open Balkan', marrëveshja mes Shqipërisë, Serbisë dhe RMV-së
9 Qershor, 20:56
-
Thellohet ngërçi! Pak shpresa për heqjen e vetos ndaj Shkupit, analisti Panchev për Report Tv: Qeveria bullgare po bie, një prej partive në koalicion është tërhequr
8 Qershor, 20:58
-
'Ballkani i Hapur' në Ohër, merr pjesë Mali i Zi e Bosnja, mungon vetëm Kosova! Firmosen 4 marrëveshjet! Rama: Lufta në Ukrainë e bën nismën domosdoshmëri! SHBA: E mbështesim
8 Qershor, 07:27