Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën hetim edhe Cllevio Serbiano! Para disa muajsh bëri sherr me Noizy-n

Kamerat që u shërbenin grupeve kriminale në Lushnje, nën hetim edhe Cllevio Serbiano! Para disa muajsh bëri sherr me Noizy-n

Kamerat e çmontuara nga operacioni 'Fijet' dhe Kleviol Ahmeti 'Cllevio Serbiano'

Përveç Saimir Taullaut, një prej emrave që është nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje është edhe Kleviol Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano. Ai ka publikuar në rrjete sociale momentin kur forcat blu i çmontojnë kamerat që monitoronin lëvizjet e policisë dhe grupeve rivale.

Kleviol Ahmetaj nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrësit teksa ishte në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë është shumë aktiv në rrjete sociale.

Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit ka zhvilluar 8 aksione në 7 qarqe të ndryshme, teksa akoma nuk ka një bilanc të rezultateve në Tiranë, Elbasan, Kukës, Berat dhe Lezhë, të cilat priten me interes të lartë për të kuptuar mbi zonat e survejimit dhe numrit të kamerave që do të sekuestrohen. Në veçanti priten rezultatet për Tiranën dhe Elbasanin, duke parë përqendrimin e disa grupeve kriminale në këto zona. Sipas burimeve nga policia, në kryeqytet janë kryer disa kontrolle, por akoma pa detaje konkrete.

Në qarqet që tashmë ka përfunduar operacioni bie në sy çmontimi i një numri modest të tyre në qytete që konsiderohen me përqendrim të lartë të atentateve me natyrë mafioze si Vlorë dhe Fier, përkatësisht me nga 16 dhe 5 kamera. Surpizë në kontrollet e deritanishme konsiderohen Korça dhe Pogradeci, në të cilat në total janë çmontuar 39 kamera dhe lehtësisht të pritshme numri modest në Gjirokastrës dhe Dibër me vetëm 3 dhe 1 kamerë. Primatin vijon ta mbaj Shkodra dhe burimet e policisë pohojnë se numri 59 që është aktualisht mund të rritet pasi në Kryeqendrën e Veriut ka akoma ‘survejim’ nga eksponentë kriminal. Në total, deri në këtë fazë të operacionit “Hijet” janë sekuestruar 185 kamera sigurie, për të cilat po hetohen në gjendje të lirë 24 persona, kryesisht persona me të shkuar kriminale.

 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta