Arrestimi i Taulant Tomës "fut
në sherr" Italinë e Belgjikën

Arrestimi i Taulant Tomës në sherr" Italinë e Belgjikën">
PARMA- Kryeprokurori i Parmës në Itali Gerardo Laguardia i ka dërguar letër ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Drejtësisë italiane për të raportuar në lidhje me vonesën për marrjen e informacionit për arrestimin e Taulant Tomës në Belgjikë.  Shqiptari Taulant Toma ishte arrestuar më 11 shtator por vetëm një muaj më pas shteti belg informoi për arrestimin, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe (pra shtator) prokuroria e Parmës vazhdonte hetimet për arrestimin e të arratisurit shqiptar.
 
“Ka pasur para publike të shkuara dëm” komenton Kryeprokurori i Parmës , citon Repubblica.it
 
Nuk dihet ende cilat kanë qenë rrethanat e arrestimit, por ajo që është e sigurtë është se Taulant Toma është arrestuar në Liegi të Belgjikës dhe më pas është dërguar në burg në pritje të ekstradimit. Ndërkohë që informacioni për arrestimin e tij në Parma, ka mbërritur 40 ditë më vonë nga Shërbimi Qëndror i Antidrogës në Ministrinë e Brendshme i cili ka informuar Departamentin e Administrimit të Burgjeve dhe burgun Burla,nga ku Toma kishte arritur të arratisej.

“Në këto 40 ditë, agjentët e policisë së Parmës kanë vazhduar kërkime të pandërprera duke bërë përgjime telefonike, dhe ambientale si dhe duke nxjerrë njerëz në terren në qytete të tjera në kërkim të tij. Hetime shumë të kushtueshme, për gati 1 mijë euro në ditë”-ka thënë prokurori Italian.

“Hetimet ambientaliste dhe telefonike kanë kosto shumë të lartë. Për më tepër është dashur dhe nevoja e një përkthyesi shqiptar- vazhdon më tej  Laguardia  - ndërkohë që të dhëna të ndryshme flisnin se Taulant Toma mund të ishte në Parma dhe ne dërguam një grup hetimor atje”.
 
“Kemi bërë shpenzime  të mëdha të cilat mund të llogariten vetëm kur të vijë fatura.  A mundet të harxhohen paratë në këtë mënyre” – nënvizon ai.

Në letrën që kryeprokurori i ka dërguar  ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë shpreh shqetësimin për dëmin por dhe kërkon hetim si mund të ketë ndodhur një vonesë e tillë: Nëse faji i bie institucioneve belge apo praktikat kanë ngecur në Romë.

"Më duket e çuditshme që një i burgosur arrestohet me një urdhër arrest europian të lëshuar nga ne dhe Belgjika harron të informojë shtetin italian”- nënvizon Laguardia duke shtuar se ajo që nuk do të harrohet është pikërisht fatura që duhet të paguajë shteti për 1 muaj hetime të kota.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit