Arrestimi i Vangjush Dakos, avokati në Report Tv: Brenda tre ditëve mbetet për t'u parë, a do i hiqet masa 'arrest me burg'

Një ditë pas arrestimit të ish kryebashkiakut Vangjush Dakos, reagimet kanë qenë të shumta. Megjithatë, ka edhe nga ata që janë të mendimit se masa parapake ‘arrest me burg’ është në fakt shumë e tepruar. Avokati Arbër Hoxha tha në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se kjo masë është e panevojshme.

“Ajo që ngelet për t;u parë është brenda tre ditëve ngelet për t’u parë nëse do qëndrojnë ose jo me masën arrest me burg. Është shumë e ekzagjeruar masa arrest me burg sepse duhet të vendoset kur ka rrezikshmëri të veprës penale. Është disi e tepruar.”- thotë Hoxha.

Ndër të tjera ai tha se masa ‘arrest me burg’ caktohet kur ka rrezikshmëri të lartë dhe në këtë rast është e tepruar.

“Problemi është i tillë pasnesër ata do dalin për masën. Ndërkohë gjykimi në themel është tjetër gjë. Ajo që duhet e tepruar është arresti me burg se nuk rrezikon që këta persona të kryejnë sërish vepra të rënda, as kanë rrezik që të largohen etj.

Ka dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. Ajo që duhet është nëse vepra penale është parashkruar ose jo.”- thotë ai.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Urdhër-arresti për ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit u lëshua për dy çështje të ndara. Rasti i parë ka të bëjë me një leje ndërtimi 11 – 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Pasi janë kryer verifikime SPAK dyshon se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Leja është zbardhur dy vite me vonesë dhe legalizimi përfshiu dhe katet shtesë. Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit.

Rasti i dytë i shpërdorimit të detyrës ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Tenderi bëhet fjalë se është realizuar në vitin 2014 - 2015, me vlerë 22 mln lekë. Ish kryebashkiaku së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë marrë në pyetje nga SPAK në fazën hetimore. Dako ka qëndruar mbi tre orë duke dhënë shpjegime para oficereve te byrosë kombëtare të hetimit.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë