Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë

Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë

Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi u shpreh se Partia Socialiste po pret se si do të rrjedhin ngjarjet në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe më pas do të vendosin për zgjedhje në Tiranë.

Klosi u shpreh se “këtu është dhe debati që PS-ja ka me drejtësinë”.

"Tani jemi në fazën që nuk është as i pandehur, është i dyshuar. Në këto kushte, nuk ka asnjë arsye që kryetari i bashkisë të lëri detyrën duke u shkarkuar nga qeveria për të mbetur bosh bashkia.

Jemi në fazën që po presim që të ketë një gjykim dhe më pas do të gjykojmë padyshim se si do të rrjedhin ngjarjet", tha ai për RTSH.

Në këtë kontekst, Klosi shtoi se, “ Partia Socialiste e Tiranë është një nga degët më të forta të PS në shkallë vendi.

Është një degë e mirë organizuar që drejtohet nga dy nënndarje të barabartë, që Tirana qytet drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa bashkitë, Kamza, Vora, Kavaja dhe Rrogozhina drejtohet nga Elisa Spiropali.

Tirana si një nga fushëbetejat më të mëdha të garës së ardhshme elektorale ku në kryeqytet garojnë për 37 mandate, ka nevojë për shumë energji dhe këtu jo vetëm që ka numrin më të madh të mandateve por këtu do të pretendojnë dhe partitë e vogla dhe ato të mëdha” tha Klosi

Deklarata e Blendi Klosit u bë në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • timi bales: 19/02/2025 09:50

    e ke von nai lloto keto dit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

'Rruga Ndroq-Pleka'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik

'Rruga Ndroq-Pleka'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik