Elvis Lila, drejtori i Departamentit Operativ në SHISH është komanduar në krye të këtij institucioni nga kryeministri Edi Rama. Lila do të qëndrojë në këtë post deri në emërimin e kreut të ri të SHISH.

Komandimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit, e cila iu dorëzua autoriteteve, disa orë pasi SPAK njoftoi ndaj saj caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës, me akuzat “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “përkrahja e autorit të krimit të organizuar”.

Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku u paraqit pranë autoriteteve të Kosovës. Më pas, në pikën kufitare të Morinës, ku iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore. Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi Hysenin drejt Tiranës, ku u ekzekutua masa e arrestit në shtëpi.

Vendimi i botuar në fletoren zyrtare

Z.   Elvis   Lila,   drejtor   i DepartamentitOperativ, t’i delegohen përkohësisht kompetencat administrative tëdrejtorit tëShërbimit Informativ të Shtetit.

2. Delegimi i kompetencave fillon me hyrjen në fuqitë  këtij  urdhri  dhe  mbaronme  emërimin  e drejtorittë ShërbimitInformativ tëShtetit.

3.  Ngarkohet z. Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ, në Shërbimin Informativ tëShtetit, për zbatimin e këtij urdhri.

4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherëdhe botohet në Fletoren Zyrtare.