13 shqiptarë janë arrestuar nga Guardia di finanza e Breshias në Itali. Shqiptarët bënin pjesë në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës. Në krye të grupit ishin dy kushërinj, Altin e Fatos Beqja. Sipas mediave italiane, grupi ishte në gjendje të lëvizte 20 kg kokainë në javë dhe rreth 1 ton në vit. Fitimet nga ky trafik arrinin në rreth 130 milionë euro.

Hetimet e prokures së Breshas kanë nisur një vit më pare pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza që kishte identifikuar një grua e cila kishte blerë në një farmaci 30 kg manitol, e cila është një substancë laksative që përdoret për fëmijë por edhe për të prerë kokainën. Gjatë përgjimeve të mëvonshme telefonike, është zbuluar se trafikantët nuk frikësoheshin aspak nga policia italiane. Në një përgjim të tillë ata thonë se policët nuk do i kapin kurrë.

Operacioni i policisë italiane i quajtur ‘’Refresh’’ është shtrirë në disa provinca të Italisë së veriut. Gjatë arrestimeve janë sekuestruar dhe 16 kg kokainë, 2 kg hashash, para kesh dhe armë zjarri.

Redakasia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)