Arrestohen 20 persona për shkelje
të rregullave të qarkullimit rrugo

TIRANE- Rreth 20 persona janë arrestuar nga Drejtora e Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas Policisë së Tiranës, këto arrestime janë bërë pasi janë konstatuar raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, drejtimit të mjetit pa dëshmi përkatëse, largimi nga vendi i aksidentit, si dhe mosbindja e drejtuesve të mjeteve ndaj sinjalizimit të punonjësit të policisë. Në mjaft raste këto sjellje janë bërë shkak për burim aksidentesh me pasoja fatale.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Policisë Rrugore thekson se “nisur nga normat dhe detyrimet e sjelljes së drejtueseve të mjeteve kërkon të sjellë në vëmendjen e publikut në gjithë vendin rëndësinë e kontributit të secilit në respektimin e normave të qarkullimit rrugor. Ju bëjmë me dije se shkeljet e mësipërme përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal”.

Nisur nga këto shkelje, sipas Policisë, në bazë të nenit 291 të Kodit Penal përcaktohet se “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim deri në 3 vjet”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)