Arrestohen 3 shpërndarës droge në Tiranë, në kërkim organizatorët! 'Rrjeti' operonte te Pazari i Ri e Medreseja

Arrestohen 3 shpërndarës droge në Tiranë, në kërkim organizatorët! 'Rrjeti' operonte te Pazari i Ri e Medreseja

Foto ilustruese

3 shpërndarës droge në Tiranë janë arrestuar. Në pranga kanë rënë E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim një 21 vjeçar dhe një  20 vjeçar.  

Të gjithë shpërndanin lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht te Pazari i Ri, Medreseja dhe në rrugën “Frataj".

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se S. Gj. dhe L. K., të dyshuar si organizatorët e kësaj veprimtarie, siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin 2 të tjerëve D. S. dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike në përdorues të ndryshëm në zonën e Pazarit të Ri, Medresesë dhe në rrugën “Frataj”.

Njoftimi i policisë:

Shpërndanin lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 450 gramë lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shpërndarje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

E. Gj., 17 vjeç, D. S., 17 vjeç dhe E. H., 21 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 21 vjeç dhe L. K., 20 vjeç. 

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasit S. Gj. dhe L. K., të dyshuar si organizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, siguronin lëndën narkotike kanabis në sasi 5-10 kg, të cilën e ndanin në doza dhe më pas ua jepnin shtetasve D. S. dhe E. Gj., të cilët ishin të punësuar për shitjen e lëndës narkotike në përdorues të ndryshëm në zonën e Pazarit të Ri, Medresesë dhe në rrugën “Frataj”. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar puna dhe në rrugën “Frataj” është kapur në kushtet e flagrancës shtetasi D. S., duke shitur lëndë narkotike kanabis në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, së bashku me një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim S. Gj., u kap në kushtet e flagrancës shtetasi E. H, duke tentuar të heqë nga banesa, sendet e kundërligjshme që gjendeshin aty, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E. H., në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin 300 miliardë $ në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike