Arrestohen 3 trafikantë shqiptarë në Milano, pjesë e bandës së drogës! Sekuestrohen 1 mln euro pasuri në Durrës (EMRAT)

ITALI- Policia italiane ka mundur të arrestojë 3 trafikantët shqiptarë në Itali. Bëhet fjalë për Emirjan Beun, Syrjan Tolën dhe Dorian Beun të cilët ishin pjesë e një bande të trafikut të drogës në Milano e goditur nga autoritetet italiane në 2017. 3 trafikantëve u janë sekuestruar 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi. Policia e Durrësit ka sekuestruar 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane, 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

3 trafikantët nuk janë emra të panjohur për botën e krimit dhe u risollën sërish në vëmendje pas shkatërrimit të kësaj bande në janar të këtij viti.

Emirjan Beu, i njohur me nofkën 'Noizy' një prej 3 bosëve e grupit kriminal të trafikut të drogës, të shkatërruar pak ditë më parë në operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali la shtetin fqinj në 2017-ën pas arrestimit të Alfred Lulit, një ndër të parët që ra në pranga nga grupi 6 vite më parë, dhe drejtimin e trafikut në Milano ia la Gernanrd Beut.

E gjitha u zbulua përmes përgjimeve në dosjen e siguruar nga Report Tv. Si rezultat i hetimeve në Itali, u zbulua banesa Gernard Beut më Milano, dhe identifikimin e Ramazan Gradës, personi që menaxhonte punishten ku kryhej përpunimi i lëndës narkotike heroinë. Hetimet tregojnë edhe momentin kur Grada kërkon të shkëputet nga Gernardi, për t’iu bashkuar një tjetër grupi kriminal më fitimprurës të lëndës narkotike kokainë.

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri që u shkatërrua nga megaoperacioni autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mes të arrestuarve gjatë një hetimi ndërkombëtar për trafikun e drogës që përfshinte Italinë dhe Shqipërinë, janë edhe katër vëllezër shqiptarë që banojnë në Palazzolo sull'Oglio, në zonën e Brescias dhe që janë vënë në pranga. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Report Tv dhe Shqiptarja.com solli një ditë më parë detaje nga dosja me përgjimet që fundosën grupin italo-shqiptar që merrej me trafik droge.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Sot iu sekuestruan pasuritë në Durrës, kush është Emirjan Beu? Biznesmen karburantesh dhe kompani të tregtimit të peshkut! Motra e tij korruptoi Rovena Vodën

1697717624_1674738079Screenshot3.jpg

Emirjan Beu, të cilit sot iu sekuestruan pasuritë nga policia e Durrësit nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë. Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.

Emirjan Beu njihet si biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso: 19/10/2023 19:21

    Dhe thone pastaj nga vjen gjithe ky lek ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur