GJIROKASTËR-Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar 8 persona, mes tyre 6 punonjës të Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Punonjësit e policisë që janë arrestuar akuzohen se në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për persona të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.
Sipas njoftimit, pas një hetimi disa mujor pro-aktiv me metoda speciale të hetimit, SHÇBA ka goditur veprimtarinë e paligjshme të ushtruar nga 6 punonjësit e policisë dhe disa persona të tjerë në vijën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë, në zonën e Kakavijës.
Te arresturait;
• Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
• Besnik Sinani, nga Fieri
•Kastriot Senka nga Fieri
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave njofton se po punohet për ndalimin e një personi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme. Ata akuzohen se kanë lejuar edhe kalimin e refugjatëve sirianë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të kaluar më pas në vendet e BE. Arrestimi ndodhi menjëherë pas mbledhjes urgjente që zhvilloi drejtoresha e përgjithshme Aida Hajnaj. Ndërkohë që sipas burimeve të Report Tv pritet që të arrestohen edhe katër policë të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në këtë skemë.
-
Keta jan cironka perball ketyre qe bejn keta te policis kufitare te Vlores qe marin na 200 euro per ditet e qendrimit dhe 1000 euro per njerzit me probleme ne shengen
Përgjigju












Komente
Komento