Arrestohen bujqit, donin të protestonin

Arrestohen bujqit, donin të protestonin
Policia e Kosovës ka arrestuar Tahiri Tahirin, kryetar i Sindikatës së Bujqve të Kosovës dhe disa fermerë në hyrje të Prishtinës, në lagjen Kodra e Trimave në rrugën në drejtim të Besianës.

Prodhuesit e patates më herët kishin paralajmëruar se do të protestonin në Prishtinë, para qeverisë, duke kërkuar kompensim për dëmet si pasojë e mosshitjes së produkteve të tyre. 

Ata kanë kërkuar nga policia që të lejohen të hyjnë në qytet me automjetet e tyre me patate, duke i dhënë ultimatum policisë që në afat prej 15 minutash të lejojë kalimin e tyre.
 Pas këtij afati, ata kanë filluar të derdhin patatet në rrugë, duke penguar rrjedhën e lirë të komunikacionit. Si pasojë e kësaj, policia ka bërë arrestimin e personave në fjalë, të cilët janë shoqëruar për në stacionin policor. Ndërsa, qarkullimi i automjeteve të qytetarëve është mundësuar menjëherë pas arrestimit të fermerëve.
Policia e Kosovës konfirmon për shqiptarja.com që rreth orës 17 është liruar kryesindikalisti i bujqve, Tahir Tahiri.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi