Arrestohen dy shqiptarë në Angli, kultivonin kanabis me llampa elektrike, avokatja: Ishin kopshtarë

Arrestohen dy shqiptarë në Angli, kultivonin kanabis me llampa elektrike, avokatja: Ishin kopshtarë

Adeljan Oshafi, shqiptari i arrestuar në Angli

Dy shqiptarë cilësohen si ‘baronë’ të drogës në Angli. Ata dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në një fabrikë, e cila ka arritur të prodhojë drogë deri në 750 mijë paund.

Mediet britanike shkruajnë se shqiptarët janë Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç.

Oshafi ka pranuar veprën penale dhe ka shfaqur pendesë në seancën gjyqësore. Fabrika e kanabisit është zbuluar të preemten, ku me anë të energjisë elektrike prodhohej drogë. Në këtë godinë ndodheshin pajisje të shumta që prodhonin drogë.

Prokurori Jeremy Oliver ka thënë se në këtë godinë ndodheshin 963 bimë kanabis, me një vlerë që mendohet se është 250 mijë paund deri në 750 mijë paund britanik.

Avokatja e Oshafit ka thënë se ata ishin vetëm ‘kopështarë’ dhe jo ‘kokë’ siç pretendojnë autoritetet angleze.

Pamje nga fabrika ku prodhohej kanabis me llampa

 “Ai nuk mori pjesë në ngritjen e fabrikës, duke vjedhur energjinë elektrike apo duke organizuar fermën”,  ka thënë avokatja e shqiptarit.

Dy shqiptarët pritet të marrin vendimin për dënimin e tyre nga gjykata në 23 nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • londra: 24/10/2018 18:22

    Nuk ishin kopshtare por ishin dhe jane kriminele.

    Përgjigju
    • C.d: 24/10/2018 20:50

      Nuk mund te thuhet kriminel per nje person qe gjen zgjidhje te rrezikoj jeten per te mbajtur familjen kur vendi i vet nuk i jep asnje mundesi jetese.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ U arrestua në Itali, kush është Arian Tuku, tentoi të vrasë Aleks Ndrekën e siguroi kushte për vrasjen e Durim Bamit

Operacioni i SPAK/ U arrestua në Itali, kush është Arian Tuku, tentoi të vrasë Aleks Ndrekën e siguroi kushte për vrasjen e Durim Bamit