Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka lokalizuar dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim.
Në Gjermani u kap 21-vjeçari Danjel Lalaj, i akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal në trafikun e drogës, ndaj të cilit GjKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” që prej vitit 2021. Sipas SPAK, Lalaj ishte pjesë e një grupi që mbolli 4000 bimë kanabisi në Pukë në vitin 2021. Grupi kriminal ku bënte pjesë dhe Lalaj, ka pasur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar u ndalua 25-vjeçari Bekim Çelaj, i cili ishte i kërkuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, me masë sigurie “Arrest në burg” që prej vitit 2022. Çelaj kishte mbjellë kanabis në Tropojë në vitin 2022. Parcela ku ishte kultivuar kanabisi, monitorohej me kamera sigurie, për ta ruajtur nga zbulimi i policisë.
'-kapja në Gjermani, e shtetasit D. L., 21 vjeç, i lindur në Pukë, pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-kapja në Mbretëri të Bashkuar, e shtetasit B. Ç., 25 vjeç, i lindur në Tropojë, pasi Gjykata në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.', njofton policia.
Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tyre në Shqipëri.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.5%
-
Pak
80.7%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 611
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Panairi i Lajpcigut/ Përkthyesi gjerman: Kadare parashikoi tensionet e sotme botërore
28 Mars, 21:52
-
Mashtrimi me mikrokreditë, Apeli i GJKKO lë në burg Arben Meskutin! Pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemën piramidale
28 Mars, 14:13
-
Mbahet në GJKKO seanca për inceneratorin e Tiranës/ Taulant Tushe letër nga burgu: Më kanë burgosur pa gjyq! Për koncesionin s’ka pasur ankesë në Agjencinë e Prokurimeve
28 Mars, 13:42
-
Nga Backlog në Kolaps, gjyqësori i Shqipërisë në buzë të një "gremine"
28 Mars, 13:34
-
Sondazhi/ Listat dhe intimidimi i drejtësisë, Kikia: Për Berishën i prisja më keq shifrat! Sefa: PS strategji më të mirë me kandidatët! Hoxha: Rrezik për drejtësinë është qeveria
27 Mars, 22:47
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
Ligji për SPAK e GJKKO në kushtetuese, seanca e radhës më 23 prill! Do shprehet për kushtetutshmërinë e komisionit që ‘filtron’ kandidatët për prokurorë e gjyqtarë
27 Mars, 11:37
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
SHBA rikthehet në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! 'Mesazh' prokurorëve nga administrata e Trump! Bie propaganda e Berishës
27 Mars, 10:39
-
Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!
26 Mars, 22:23
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg për narkotrafik dhe armë, 13 të pandehur në gjyq! (EMRI+FOTO)
26 Mars, 16:32