Policia italiane realizuar operacionin “ Mbretërit e vjedhjes” ku janë arrestuar 4 shqiptar që dyshohet se kanë bërë të paktën 50 vjedhje apartamentesh në Rimini, Pesaro-Urbino Modena të Italisë.
Emrat dhe identitetet e shqiptarëve të arrestuar nuk bëhen të ditur nga autoritetet italiane, përveç moshës së dy të arrestuarve, një 25 dhe 35 vjeçar që rezultonin me precedent penal. Sipas autoriteteve italiane banda e shqiptarëve kishin vjedhur më shumë se një kilogram sende ari.
/Shqiptarja.com

Gjatë tentativës për vjedhje në 30 dhjetor të 2017 pronari i banesës në Saludecio arriti të mbante mënd targën e automjetit të autorëve. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se makina ishte vjedhur në Rimini dhe pastaj këqyrjes së kamerave mjeti tip ‘Mazda’, u gjurmua në Fano. Kaq mjaftoi që policia të binte në gjurmë të hajdutëve, dhe më pas i vuri ata në pranga. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.
Operacioni i policisë nisi pak ditë më parë, duke marrë kështu shkak edhe nga numri i vjedhjeve kohët e fundit, veçanërisht në zonën e Valkonës.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com