Sot, në 8 qershor, me afrimin e Ditës së Çlirimit të Kaçanikut që përkujtohet në 11 qershor, Komuna e dekoroi qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamujt verdhë e kaltër të Hashim Thaçit.
Aktivistë të VETËVENDOSJE!-s në Kaçanik së bashku me disa qytetarë dolën në aksion për të hequr flamujt jo-shqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi.
Gjatë këtij aksioni ka ndërhyrë ashpër policia, e cila ka mbrojtur flamujt e Thaçit, dhe ka arrestuar dhunshëm: Basri Kodrën, kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Kaçanik, dhe aktivistët Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati.
Sipas komunikatës së Vetëvendosjes, flamuri i Ahtisaarit nuk ka asnjë lidhje me datat historike të kombit shqiptar dhe shqiptarëve.
“Nëse datat historike paraqesin kulmimin e përpjekjeve e sublimimin e vullnetit për liri e bashkim, ky flamur paraqet në mënyrën më të qartë shkeljen e vullnetit të shqiptarëve përmes imponimit të një projekti të dëmshëm politik, siç është Plani i Ahtisaarit.” thuhet më tej në komunikatë.
Duke kritikuar flamurin e Kosovës, si e quan Vetëvendosje flamuri i Ahtisarit, ata kundërshtojnë që flamuri është bërë dhunshëm, nuk është flamur i popullit të Kosovës por i atyre politikanëve të cilët pavarësinë e kanë shpallur për vete e jo për popullin.
“Dita e çlirimit nuk duhet të jetë ditë e çlirimit të politikanë por ditë e çlirimit të popullit, veç tjerash edhe nga ky lloj i politikanëve.Ta vendosësh flamurin e Ahtisaarit në prag të datave të shënuara historike është fyerje e dinjitetit të qytetarëve te Kaçanikut. “ thonë Vetëvendosje duke theksuar se përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj janë kundërthënëse me projektin multietnik të Hashim Thaçit. Flamuri kombëtar është i papajtueshëm me atë të Ahtisaarit.
“Nëse i pari na afirmon ne si bashkësi politike, duke mos i përjashtuar të tjerët, flamuri i Ahtisaarit e përjetëson konfliktin midis popujve që i ka kategorizuar si bashkësi etnike. Flamuri kombëtar është popullor, flamuri i Ahtisaarit është perandorak.” shkruan në fund të komunikatës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com