Dy nga kriminelët më të kërkuar të Europës u arrestuan dje pas shumë vitesh në arrati.
Bëhet fjalë për Jean-Claude Lacote, 53 vjeç, dhe partnerja e tij Hilde van Acker, 56 vjeçe, të cilët u arrestuan dje nga Interpoli në kryeqytetin ekonomik të Bregut të Fildishtë, Abidjan.
Lacote, me shtetësi franceze dhe Van Acker, me shtetësi belge, u arrestuan fillimisht, por më vonë u la të lirë për mungesë provash.
Në vitin 2008 ata ishin arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Brazil.
Autoritetet policore europiane ishin vënë në ndjekje të tyre për 20 vite rresht.
Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, organizim bandash të armatosura, kërcënime me vdekje dhe mashtrime.