Arrestohen 'skifterat' në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës

Arrestohen 'skifterat' në 2 muaj vodhën 6 banesa dhe dogjën 4 makina në Shkodër e Vau e Dejës

Foto ilustruese

Digjnin makina dhe vidhnin sende personale, Policia arreston grupin kriminal me 5 persona në Vaun e Dejës 

Policia e Shkodrës ka ndalur ‘aventurën’ e një grupi prej pesë personash të cilët kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës për shkatërrim prone dhe vjedhje. 

Sot blutë arrestuan shtetasin K.D., 24 vjeç i cili së bashku me tre shtetasit e ndaluar të hënën, R. G., G. D., F. J., kanë djegur 4 automjete dhe kanë vjedhur shuma parash dhe sendesh me vlerë në 6 banesa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023. Sipas autoriteteve mbetet ende në kërkim shtetasi A.N.

"Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!