Arrestohen tre shqiptarë në Itali me 3 milionë euro kokainë

Arrestohen tre shqiptarë në Itali me 3 milionë euro kokainë

Foto ilustruese

Tre shqiptarë janë arrestuar në Bolzano të Italisë me 12 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro. Të arrestuarit janë 23, 29 e 39 vjeç, por identiteti nuk jepet nga autoritetet.

Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme, ku gjatë kontrollit në një nga automjetet ku udhëtonte shqiptari 23 vjeçar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar në makinë.

Në automjetin e dytë ku po udhëtonin dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë. Dyshohet se kokaina trafikohej nga Holanda.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë