SHKODËR - Jo vetëm droga po bën kërdi në Shkodër, por edhe armëmbajtja pa leje. Policia e këtij qyteti ka vënë në pranga tre të rinj, pasi gjatë një kontrolli në automjetin dhe në banesën e njërit prej tyre është gjetur një arsenal armësh të cilin ata e mbanin pa leje.

Të arrestuarit janë:
-Cesk Guri, 19 vjeç, banues në Shkodër
-Kristian Botinaj, 21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
-R.P., 17 vjeç, banues në Shkodër. 

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip “Seat”, me targe AA 053 GK, me të cilën po udhëtonin ju gjetën një automotik AK-47, me krehër dhe fishekë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Kristian Botinaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 pushkë 20-she, 1 automatik AK-47, 1 automotik Sharrs.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)