Në një lokal në lagjen nr. 4 në Korçë, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.
Autori është një 17-vjeçar, kurse i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Benard Qelemeni. Sipas të dhënave mësohet se Qelemeni ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti i mprehtë, teksa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit, në Greqi.
Mësohet se 17-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17-vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.
37-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Benard Qelemeni njihet nga policia e juglindjes pasi është me precedentë penalë për vjedhje.
Grupi hetimor në bashkëpunim me prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komente













I lumtë dora djalit
Përgjigju