KAKAVIJE - Një i ri nga qyteti i Lushnjes u vu në pranga në pikën kufitare të Kakavijës pasi dyshohet se është përfshirë në akte terroriste në Greqi.
18-vjeçari me inicialet J.Ç është kthyer mbrapsht nga pala greke në kufi, të cilët kanë konstatuar se i riu është i akuzuar për veprime luftarake në shtetin fqinj.
Pas deportimit nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës, 18-vjeçari nga Lushnja u mor në dorëzim nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë ë së Shtetit , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij.
Arrestimi i tij u krye në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Nga shteti helen ky shtetas akuzohet për pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj. Ndërkohë materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com