SHBA - Autoritetet amerikane të sigurisë kanë arrestuar një person në Ohajo, i dyshuar për planifikimin e sulmeve kundër ndërtesës së Kapitol në Uashington, selia e Kongresit Amerikan.
Sipas dokumenteve zyrtare, Christopher Cornell, 20 vjeç, ka planifikuar të hedhë bomba pranë ndërtesës dhe të qëllojë punonjësit e zyrtarët, në një sulm terrorist të shteti islamik.
Cornell ka rënë në vëmendjen e FBI-së pasi ka shprehur mbështetje për grupet ekstremiste si ISIS në rrjetet sociale.
Ai ka postuar në “Twitter” video dhe deklarata në mbështetje të Shtetit Islamik.

(Në foto: 20-vjeçari i arrestuar në SHBA për terrorizëm, Christopher Cornell)
Cornell është vënë nën hetim që prej muajit gusht nga agjentë sekretë dhe FBI ka sqaruar se publiku nuk ka qenë në rrezik gjatë procesit të hetimeve, pasi ai nuk mundi kurrë të udhëtonte drejt Uashingtonit.
Arrestimi i të riut u bë i mundur pas blerjes së një sasie të madhe armësh këtë të mërkurë. Christopher Cornell kish deklaruar se nuk ishte i autorizuar nga ISIS, por se donte të ishte vetë një militant xhihadist.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com