Një 25-vjeçar është arrestuar në qytetin e Beratit.  Në pranga ka përfunduar Olsen Lika  i dënuar në shtetin fqinj,  Itali me 20 vite burg.
 
Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.
 
25-vjeçari kërkohet nga drejtësia italiane, për trafik droge, pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)