TIRANE - Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas maqedonas, i shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së dyfishtë në Ohër. Në prangat e policisë ka rënë Bojan Petreski.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë pasi ai akuzohet se më 22 gusht të vitit të kaluar vrau me armë zjarri Vasil Risteskin, pronarin e një lokali në Ohër, dhe mikun e tij Romeo Gjuzelovski. 

Mësohet se pas gjashtë muajve arratisje, nga hetimet e kryera rezultoi se ai po qëndronte në Shqipëri. Petreski ishte shpallur në kërkim nga ana e INTERPOL të Maqedonisë.

Sipas mediave maqedonase,l vrasja e dyfishtë e ndodhur më 22 gusht të vitit të kaluar, erdhi pas një zënke verbale e cila u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve, ku Bojan Petreski ka nxjerrë armën e tij, duke qëlluar në drejtim të viktimave dhe pastaj është arratisur në drejtim të panjohur.

Sakaq, pas arrestimit, pritet edhe ekstradimi i tij drejt Maqedonisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)