Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' dhe u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë. I riu i identifikuar me inicialet I.K., u ndalua nga shërbimet e policisë në rrugën "Hoxha Tahsim".
Gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.