TIRANE- Xhelozia bashkëshortore e një 36 vjeçari ka degraduar deri në plagosje me thikë ndaj vëllait të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 2 Maj të këtij viti në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen “24 Maji”. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 36 vjeçari me iniciale V.Z ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij me iniciale T.Z, teksa ky i fundit kishte dëgjuar fjalë se kunata (nusja e vëllait)e tij kishte një lidhje jashtëmartesore.

Lidhur me këtë ngjarje, policia kishte shpallur në kërkim rreth dy muaj më parë autorin e krimit, konkretisht 36 vjeçarin me iniciale V.Z. Ndërkaq, ditën e djeshme, efektivët blu të këtij rrethi kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes i cili ndodhej në banesën e tij në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Ndërkaq, burimet thanë se shkak i ngjarjes ishte xhelozia që 36 vjeçari, i cilësuar si autor i krimit kishte ndaj bashkëshortes së tij.