Një shqiptar 52 vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për përndjekjen prej 7 muajsh të një 24 vjeçareje. Shqiptari i papunë në Itali ishte ndaluar edhe më herët i denoncuar nga vajza italiane por vijonte sërish ta ngacmonte atë se mesa duket kishte rënë në dashuri.

Ngjarja ndodhi në Firence të Italisë, vajza punonte si bariste në Incisa Valdarno vend në të cilin ai i shkonte çdo ditë dhe e shoqëronte derisa ajo mbyllte turnin. Për të mos u mjaftuar me kaq 52 vjeçari shqiptar i kishte shprehur dashurinë e tij duke i kërkuar edhe të martohej me të.

Vajza e frikësuar e ka denoncuar për të dytën herë çka ka bërë që policia ta arrestojë shqiptarin shkruajnë mediat italiane.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)