TIRANE - Rreth 1800 paketa cigaresh janë sekuestruar në Tiranë gjatë operacionit policor “ Trokadero”. Sipas policisë paketat ishin pa pullë fiskale dhe do të tregtoheshin kontrabandë në “Qytetin e Nxënësve”.
Ndërkohë në vijim të Planit Operacional “Mrkuri i Bardhe 3” u zhvillua operacioni policor “TROKADERO 2”, ku u arrestua në flagrancë Agim Smajlaj, 53 vjeç, banues në Durrës.
53-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Toyota” Rav4, me targa AA962BS u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1000 paketash të markës “UNITED” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “TROKADERO” pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kondrabandë, i cili do t’i tregtonte tek tregu në “Qytetin e Nxënësve”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com