Një 54-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga ditën e sotme nga policia, për dhunë në familje.

Blutë e Fierit njoftojnë se bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale B. M., i cili në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B.

Njoftimi i policisë:

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

•B.M., 54 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj motrës së tij, shtetases M.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës"