FIER- Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Personi me inciale E. B., me banim në Fier i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta ndihmonte për tërheqjen e pasaportës.

Sipas policisë,  materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".