Arrestohet autori i grabitjes së argjendarisë në Shkodër. Autori i dyshuar, Francesk Vukaj është vënë në pranga rreth orës 15:30 të ditës së sotme. Grabitja ka ndodhur para 4 ditësh në lagjen "Vasil Shanto" rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe i arrestuari është futur me makinë brenda argjendarisë.
/Shqiptarja.com
Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë së argjendarisë së grabitur, specialistet e hetimit kanë identifikuar autorin e grabitjes duke e prangosur.
Vukaj dyshohet se ka grabitur bizhuteri me vlerë rreth 5 milion lekë të vjetra, ndërkohë që makina e përdorur nga ai ka qenë e vjedhur po atë natë, ndërkohë polica ka gjetur në automjet edhe disa nga bizhuteritë.
d.b/shqiptarja.com










