Zbardhet vrasja në Dukagjin. Një ditë pas ekzekutimit të 55-vjeçarit Lazër Arraj është arrestuar si i dyshuar kryesor Marash Arraj 26-vjeç, kushëriri i parë i viktimës, djali i xhaxhait, banues në fshatin Shtoj i Ri. Autori është arrestuar në zonën e Shoshit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve, ndërsa i riu do të akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje.
Arraj u vra me armë zjarri në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit. 55-vjeçari jetonte në Shkodër, ndërsa kishte shkuar në fshat për të marr zahiretë e dimrit, por duket se dicka ka shkuar keq me djalin e xhaxhait, që e vrau.
Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte. Mbrëmjen e djeshme fshati u blindua nga forca të shumta policie. Report Tv siguroi foton e viktimës Lazër Arraj.

Viktima Lazër Arraj
-
Ma hall ka ky qe ka vra se do e vujn gjithe jeten edhe gjumin do ta bajn nje sy myll e nje sy hapur-plus hasmeri tan jeten,e si perfundim ky shume shpejt do ti shkojn mbrapa kushrinit se e ka vertetu jeta keshtu rastesh.
Përgjigju -
Kjo asht shipnija jon ,kjo asht pasqyra qe na ka lan turku te shifemi,kemi dy shipri njere ne qe ka zaptu turku qe mos baft hajer dhe pjesa e shqipris qe nuk e zaptoj turku qe mos baft hajr qe nuk e zaptoi me dashje,qe shqiptart te shofin veten ne pasqyr kur doju duhet ,sic keni qen dhe si do jeni
Përgjigju -
Ky eshte suksesi me i madh i fqinjëve , që i mbollen shqiptarit në shekuj idene e vëllavrasjes! Shpejt urgjentisht te ngjallet Enveri të shpetoje kombi! Vetëm ai i pastron minjtë!
Përgjigju -
Komunitet monster tu shk**dhejsh robt,vrasin cunin e xhajes per prona,ptyyyyy rrace bastarde
Përgjigju -
Gjake te humbur nuk ka,do dalin ne sheshe shkaqet e vrasjes . Mekat i madhe te vritet njeriu ne fshatin e vet pa asnje arsye.
Përgjigju










Komente
Komento