DURRES - Një avokat nga qyteti i Durrësit u vu në pranga pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte me mesazhe gazetarin Sokol Balla.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit arrestuan në flagrancë avokatin 62-vjeçar Ilir Malindi, banues në qytetin bregdetar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i ka dërguar mesazhe të shumta kërcënuese përmes telefonit gazetarit të njohur Balla.
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit për A1 Report, avokati kërkonte të kishte akses në emisionin politik që Balla drejton në Top-Channel, për disa çështje të tijat, por gazetari ka refuzuar. Nga ky moment kanë nisur edhe mesazhet e avokatit drejt Sokol Ballës.
Materialet procedurale në ngarkim të avokatit i kaluan Prokurorisë së Durrësit e cila do ta hetojë për veprën penale të “Përndjekjes”
Së fundi, gazetari i njohur Sokol Balla është vënë në qendër të opinionit publik pas nxjerrjes së një videoje private.

(Në foto avokati i arrestuar Ilir Malindi)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com