Një avokat në Tiranë i kishte marrë 5000 euro familjes së një dënuari në Itali, dhe kërkonte edhe 7000 të tjera pasi premtonte se përmes korruptimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë do të bënte të mundur ekstradimin nga vendi fqinj.
Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka raportuar se bëhet fjalë për të dënuarin Fatos Hyseni, i cili është në burg për vrasje të bërë në vitin 1998.
Avokati Lavdosh Shehu është prangosur nga SPAK ditën e sotme. Vetë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka njoftuar se e ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021 dhe kanë siguruar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm së avokati Shehu ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F.H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të korruptuar funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas SPAK ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Avokatit Shehu i është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.
Avokat lavdoshi eshte njeri serioz dhe i perpiket per detyren e tij ,thjesht eshte ber nje denancim i rrem ..
PërgjigjuPer çfare akuzohet ky avokat? Thjesht se ka folur, qe ndoshta genjyer familjaret? Apo pse ka marre kaq shume para?
Përgjigju