Mediat serbe njoftojnë për dhjetëra të plagosur, një prej të cilëve thuhet se ka humbur këmbët.
I pyetur se kush është përgjegjës për aksidentin, Daçiç tha se se tani vëmendja duhet të jetë në shpëtimin e njerëzve nga rrënoja.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:43
Serbi/ Shembja e strehës në stacionin e trenit, del videoja! Reagon kompania që e rikonstruktoi
Mediat serbe kanë publikuar videon nga shembja e pjesshme e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 14 qytetarë.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, falënderoi ekipet e kërkim shpëtimit dhe qytetarë vullnetarë të cilët punuan papushim për të shpëtuar qytetarët që ishin nën rrënoja.
Vuçiç kërkoi nga Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për këtë, të dënohen ashpër.
“Kur them Qeverinë e Serbisë, kam parasysh përgjegjësinë politike, por edhe penale”, tha Vuçiç.
Ai deklaroi se është e pabesueshme që gjithçka është rinovuar, dhe se vetëm tenda nuk është rinovuar pas 60 vitesh.
Konsorciumi i kompanive kineze CRIC-CCCC njoftoi se mbulesa e betonit e stacionit hekurudhor që u shemb sot në Novi Sad, nuk ishte objekt i punimeve në kuadër të rikonstruksionit të stacionit, në përputhje me lejen e ndërtimit të miratuar.